Indikatorët për Performancën e Shkollës janë krijuar si iniciativë e EDUTASK, si pjesë e punës në Grupin e Edukimit në Platformën Kosova që duam të përkrahur nga Friedrich Ebert Stiftung. Në kuadër të kësaj platforme, grupi për arsim i përbërë nga akterë të ndryshëm si institucione arsimore dhe OJQ të ndryshme kishin prioritizuar zhvillimin e indikatorëve për performancë të shkollave me qëllim të ngritjes së vetëdijes për aspekte të ndryshme në menaxhimin dhe zhvillimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkollë. Përderisa performanca e nxënësve për momentin raportohet duke u bazuar në të dhënat në dispozicion të shkollës ,DKA-ve dhe MASH, këto të dhëna nuk janë në dispozicion për nxënësit, prindërit dhe publikun e gjërë dhe nuk shfrytëzohen për të kuptuar në cilët lëndë nxënësit po hasin në probleme apo si po performon shkolla në dimenzione të ndryshme.

Si pilot projekt EDUTASK zhvilloi 7 indikatorë, kurse dy studentë të Riinvest të mbikqyrur nga një këshilltar, i diplomuar i Riinvest, dhe një mësimdhënës i Kolegjit Riinvest, zhvilluan prototipin e platformës e cila zhvillohet më tutje dhe menaxhohet nga EDUTASK.
Indikatorët e zhvilluar janë:

Projekti Indikatorët e Performancës së Shkollave ka për qëllim raportimin e 7 indikatorëve të cilët do të japin një pasqyrë për situatën në shkolla dhe mund të përdoren për vendimmarrje dhe përmirësim nga ana e shkollës, komunës dhe MASH. Në këtë fazë indikatorët janë duke u pilotuar në dy shkolla dhe rezultatet testuese do të diskutohen me palët e interesit. Poashtu do të bëhet një analizë për përdorimin e kësaj platforme nga palët e interesuara duke përfshirë edhe qeverinë dhe komisonin parlamentar për arsim me qëllim të ngritjes së vetëdijes për vendimarrje të bazuar në të dhëna, përmirësimin e legjislacionit dhe kulturës organizative në shkolla. Si pasojë e situatës së emergjencës shëndetësore të shkaktuar nga Pandemia COVID 19, është zhvilluar edhe indikatori COVID 19 i cili plasohet i pari në publik në kuadër të bashkëpunimit me BIRN dhe FES. Për më shumë për indikatorët shih faqen indikatorët

COVID 19

Si pasojë e situatës së emergjencës shëndetësore të shkaktuar nga Pandemia COVID 19, EDUTASK zhvilloi indikatorin COVID 19, i cili ka për qëllim monitorimin e përmbushjes së zbatimit të masave ANTI COVID 19 të vendosura nga MASH. Procesi i monitorimit është realizuar nga BIRN Kosova dhe FES Kosova, ku monitoruesit e trajnuar për verifikim të fakteve do të vizitojnë nga 79 shkolla për katër muaj me rradhë gjatë muajve tetor, nëntor, dhjetor dhe janar. Ky indikator plasohet i pari në publik në kuadër të bashkëpunimit me BIRN dhe FES.