Informacione rreth Indikatorëve të Performancës së Shkollave

Indikatorët për Performancën e Shkollës janë krijuar si iniciativë e EDUTASK në bashkëpunim me Kolegjin Riinvest, si pjesë e punës në Grupin e Edukimit në Platformën Kosova që duam të përkrahur nga Friedrich Ebert Stiftung. Në kuadër të kësaj platforme, grupi për arsim i përbërë nga akterë të ndryshëm si institucione arsimore dhe OJQ të ndryshme kishin prioritizuar zhvillimin e indikatorëve për performancë të shkollave me qëllim të ngritjes së vetëdijes për aspekte të ndryshme në menaxhimin dhe zhvillimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkollë. Përderisa performanca e nxënësve për momentin raportohet duke u bazuar në të dhënat në dispozicion të shkollës, DKA-ve dhe MASH, këto të dhëna nuk janë në dispozicion për nxënësit, prindërit dhe publikun e gjërë dhe nuk shfrytëzohen për të kuptuar në cilët lëndë nxënësit po hasin në probleme apo si po performon shkolla në dimenzione të ndryshme.



Shembull
Cilat hapësira në shkollë kanë internet? Përqindja Vlerësimi
Të gjitha hapësirat e shkollës kanë internet 81-100 5
Zyra e Drejtorit dhe Kabineti i Teknologjisë 71-80 4
Vetëm Kabineti i Teknologjisë 61-70 3
Vetëm Zyra e Drejtorit 51-60 2
Asnjë, shkolla jonë nuk ka qasje në interne 0-50 1

Në këtë fazë indikatorët e performancës së shkollës janë në fazë testuese dhe mund të ndryshojnë pas pilotimit.

1.Indikatori Menaxhimi dhe Qeverisja mbulon aspektet e planit zhvillimor të shkollës për sa i përket përshtatmërisë lidhur me qëllimin e arsimit, regjistrimin e nxënësve sipas zonës së regjistrimit, qeverisjen e shkollës duke përfshirë edhe strukturën, detyrat dhe funksionimin e organeve të shkollës, si këshilli drejtues, kësihilli i mësimdhënësve, këshilli i prindërve dhe këshilli i nxënësve, shërbimet profesionale që ofrohen në shkollë dhe përkrahja e nxënësve me nevoja të veçanta. Pyetësori i drejtohet menaxhmentit të shkollës, dhe qasja e publikut në këto të dhëna ngrit vetëdijen e akterëve të ndryshëm në menaxhimin dhe qeverisjen e shkollës.

2.Indikatori Sigurimi i Cilësisë mbulon aspektet e vlerësimit të brendshëm dhe vlerësimit të jashtëm duke përfshirë edhe vlerësimin nga ana e nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe menaxhmenti.

3.Indikatori Performanca e Nxënësve mbulon aspektet e arritjes së nxënësve në lëndët kyqe në shkollë si dhe në testet kombëtare dhe ndërkombëtare. Këtu përfshihen edhe vijueshmëria, braktisja dhe pjesëmarrja në gara të ndryshme.

4.Indikatori Mësimdhënia dhe Mësimnxënia mbulon aspektet e kualifikimit, përvojës,zhvillimit professional dhe licensimit të mësimdhënësve. Ky indikator poashtu përfshinë besimet e mësimdhënësve, orët e përgatitjes, ngarkesës mësimore dhe konfidencës digjitale.

5.Aktivitetet jashtëkurrikulare -Indikatori aktivitetet jashtëkurrikulare fokusohet të identifikojë aktivitetet që organizohen në shkollë si klubet, ekipet artistike, ekipet sportive dhe organizimi i praktikës.

6.Indikatori Shkolla Miqësore mbulon aspektet e shëndetit dhe mirëqenjes së nxënësve, sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve, kulturën e shkollës, mbështetjen e fëmijëve me nevoja të vexanta, komunikimin dhe bashkëpunimin me komunitetin.

7.Indikatori i Dixhitalizimit mbulon aspektet e strategjisë, mbulimit me rrjet, pajisjet digjitale, sigurinë digjitale, menaxhimin e informacionit dhe komunikimit dhe mbështetjen teknike.

Indikatori për Monitorimin e Masave Anti COVID 19, mbulon 4 aspektet kryesore të mbuluara në listën kontrolluese të MASH për zbatimin e masave anti COVID 19 si

  1. funksionimi i task forces
  2. masat parandaluese higjienike dhe mbrojtëse
  3. masat parandaluese - testimi, raportimi i rasteve me COVID 19, dhe ndërprerja e mësimit dhe
  4. organizimi i procesit mësimor sipas tre skenarëve të paraqitur në udhëzuesin e MASH.