Raporti – digjitalizimi i shkollave në Kosovë shpalos të gjeturat nga vlerësimi i 99 shkollave në 28 komuna të Kosovës gjatë muajit dhjetor të vitit 2020 me qëllim të pilotimit të indikatorit të digj
...italizimit si përgatitje për fazën e ardhshme të vlerësimit të performancës së shkollave gjatë vitit 2021-2022 në Kosovë që do të përfshijë 615 shkolla në Kosovë.
Lexo më shumë
shtator 2021
Shkarko raportin
Raporti i monitorimit të zbatimit të masave anti Covid-19 nga shkollat në Kosovë për periudhën 01 -16 Dhjetor' shpalos të gjeturat nga monitorimi i 102 shkollave në 25 komuna të Kosovës sa i përket p
...ërmbushjes së masave anti Covid-19. Raporti përfshin të dhëna rreth përmbushjes së masave në përgjithësi në nivel vendi ku vërehen dallime mes performancës së komunave të ndryshme; pastaj në nivel komune ku dallohen nuanca të ndryshme të zbatimit të katër masave të vendosura nga secila komunë. Gjithashtu, jepet edhe një pasqyrë e përgjithshme e skenarëve të zgjedhur nga shkollat/komunat gjatë kohës së monitorimit.
Lexo më shumë
janar 2021
Shkarko raportin
'Raporti i monitorimit të zbatimit të masave anti Covid-19 nga shkollat në Kosovë për periudhën 16 -30 Nëntor' shpalos gjetjet kryesore nga kontrollimi i 98 shkollave në 25 komuna të Kosovës sa i për
...ket përmbushjes së masave anti Covid-19. Raporti përfshin të dhëna rreth përmbushjes së masave në përgjithësi në nivel vendi ku vërehen dallime mes performancës së komunave të ndryshme; pastaj në nivel komune ku dallohen nuanca të ndryshme të zbatimit të katër masave të vendosura nga secila komunë. Gjithashtu, jepet edhe një pasqyrë e përgjithshme e skenarëve të zgjedhur nga shkollat/komunat gjatë kohës së monitorimit
Lexo më shumë
dhjetor 2020
Shkarko raportin
Nga 23 tetor deri më 15 nëntor Edu Task në bashkëpunim me BIRN Kosovo dhe me përkrahje nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office kanë monitoruar zbatimin e masave anti COVID-19 në 100 shkolla t
...ë Kosovës. Përmes platformës Indikatorët e performancës së shkollave www.shkollat.info të konceptualizuar nga EDUTASK, të realizuar nga studentet Almedinë Xheladini dhe Dorentina Shabani nga Kolegji Riinvest - Riinvest College, të përkrahur nga Profesori. Astrit Desku dhe Denis Shalaku, hulumtuesit e BIRN në Kosovë, monitoruan shkollat duke aplikuar listën e kontrollit të aprovuar nga MASH - Ministria e Arsimit dhe duke dokumentuar zbatimin e masave me dokumente dhe fotografi. Në përgjithësi, shkollat kanë performuar shumë mirë për sa i përket funksionimit të task forcës, zbatimit të masave parandaluese higjienike dhe raportimit të rasteve me COVID-19, dhe kanë hasur më shumë sfida në organizimin e mësimit online. Për më shumë informata lexoni raportin e përpiluar nga EDUTASK si dhe vizitoni faqen testuese www.shkollat.info për të shikuar si ka performuar shkolla juaj në zbatimin e masave anti COVID-19.
Lexo më shumë
nëntor 2020
Shkarko raportin
Raporti i monitorimit për muajin tetor 'Monitorimi i përmbushjes së masave anti COVID-19 nga shkollat në Kosovë' shpalos gjetjet kryesore nga kontrollimi i 78 shkollave në 34 komuna të Kosovës sa i p
...ërket përmbushjes së masave anti Covid-19. Raporti përfshin të dhëna rreth përmbushjes së masave në përgjithësi në nivel vendi ku vërehen dallime mes performancës së komunave të ndryshme; pastaj në nivel komune ku dallohen nuanca të ndryshme të zbatimit të 4 masave të vendosura. Gjithashtu, jepet edhe një pasqyrë e përgjithshme e skenarëve të zgjedhur nga shkollat/komunat gjatë kohës së monitorimit.
Lexo më shumë
tetor 2020
Shkarko raportin